"Nje nga tenoret me te rendesishem ne bote, ne rolet lirike” (Opera Today)
“Per te, qielli eshte limiti!” (The New York Sun)
Saimir Pirgu ben pjese mes artisteve me te shquar ne skenen nderkombetare te operas. “Mashkullor, por ne te njejten kohe i bute dhe plot ndjenje, me shume vetbesim e i qete ne skena te ngarkuara emocionale.” (Financial Times), “Nje tenor me ze te embel dhe energjik.” (New York Times) qe eshte duartrokitur nxehtesisht ne te gjitha operat e medha te botes, perfshire ketu Operan Metropolitane ne New York, ne Teatro alla Scala ne Milano, ne Operan Staatsoper ne Viene, ne Operan Mbreterore te Londres, ne Operan e Parisit, ne tetarin Bolshoi ne Moske, ne Staatsoper dhe Deutsche Oper ne Berlin, ne Opernhaus ne Zurih, ne Gran Teatre del Liceu ne Barcelone, ne Operan e San Francisco-s, ne Operan e Los Angeles-it, ne Sydney Opera House, ne Arenen e Verones, ne Festivalin e Salzburg-ut, ne sallat e medha te koncerteve Musikverein ne Viene dhe Concertgebouw ne Amsterdam.
Ne rolet e koheve te fundit te Saimir Pirgut, spikasin rolet e famshme të Cavaradossi ne Tosca ne Teatro dell'Opera ne Rome, Ernanit në një produksion Festivalin e Bregenz, ne rolin e Don José ne Carmen, nen dirigjimin e Zubin Mehta ne Bangkok, roli kryesor ne Les Contes d'Hoffmann, ne Opernhaus ne Zyrih, ne rolin kryesor tek Werther ne Teatrin Kombetar ne Tokyo, ne rolin kryesor ne La damnation de Faust, ne nje produksion te ri te Peter Stein ne teatrin Bolshoi ne Moske, ne rolin e Pinkerton-it, ne rivenien ne skene te Madama Butterfly ne Opernhaus ne Zyrih, ne rolin e Lenskij ne Evgenij Onegin, ne Teatro dell’Opera ne Rome, me James Conlon, ne rolin kryesor tek Fausti ne Operan e Sydney-it, Le Chevalalier Des Grieux ne Manon, ne Teatrin Champs-Élysées ne Paris, si Gabriele Adorno ne Simon Boccanegra ne Teatro di San Carlo ne Napoli, ne rolin e bariut ne Król Roger ne London Royal Opera House, nen dirigjimin e Antonio Pappano-s, ne rolin e Riccardo-s ne Ballo me maska me Orkestren Filarmonike te Izraelit, nen dirigjimin e Zubin Mehta.
Kohet e fundit ai ka interpretuar ne La Bohème (ne Staatsoper ne Viene, ne Teatro Colón ne Buenos Aires, ne Operan e Los Angeles-it, ne Opera dhe Palau de les Arts Reina Sofìa ne Valencia); ne Carmen (ne Deutsche Oper ne Berlin dhe Teatro dell’Opera ne Rome); si Rigoletto (ne Operan Mbreterore te Londres, ne Staatsoper ne Viene, ne Arenen e Verones, ne Operan Kombetare te Hollandes ne Amsterdam, ne Oeran e Zyrihut, ne Munih, ne Operan e Bavarise, ne Gran Tetare del Liceu ne Barcelona); ne La Traviata (ne Operan Metropolitane ne New York, ne Operan e Santa Fe-se, ne Viene dhe Berlin, ne Operan e San Francisco-s, ne Operan e Bavarise ne Mynih, ne Staatsoper, Deutsche Oper ne Berlin, ne Teatro Colón ne Buenos Aires, ne Herodes Atticus ne Athine); ne rolin e Makbeth-it (ne Gran Teatre del Liceu ne Barcelona, ne Festivalin Maggio Musicale Fiorentino); ne La clemenza di Tito (ne Opéran Kombetare te Parisit); ne Idomeneo (ne Festivalin Styriarte ne Graz); ne Iolanta dhe Francesca da Rimini (ne tetarin e Vienes).
Po aq i sukseshem edhe si kengetar koncertesh, Saimir Pirgu ka kenduar ne “Messa da Requiem” te Verdit me Riccardo Muti-n dhe Filarmonine e Vienes ne Festivalin e Salzburg-ut, me Mariss Jansons dhe Orkestren Simfonike te Radios Bavareze ne Munih, dhe ne sallen e madhe te koncerteve Musikverein ne Viene, me Antonio Pappano-ndhe Orkestren e Akademise se Santa Cecilia-s, me Gianandrea Noseda dhe Simfonine e Londres ne Filarmonine e Parisit, me Myung-Whun Chung ne Rome dhe me Daniele Rustioni ne Lyon; Simfonine numer IX te Beethoven-it ne Teatrin San Carlo ne Napoli, nen dirigjimin e Zubin Mehta, me Riccardo Muti-n ne Salzburg dhe me Antonio Pappano dhe Akademine e Santa Cecilia in Rome; Meshen Solemne te Bethovenit dhe Simpfonine e IX ne Berlin me Daniel Barenboim; Bruckner’s Te Deum ne Salzburg me Christian Thielemann; ne Koncertin e Vitit te Ri ne Staatskapelle ne Dresden me Christian Thielemann; ne koncertin e Vitit te Ri 2013 ne Teatro La Fenice te Venecias; ne DvoÅ™ák’s Stabat Mater ne Graz me Nikolaus Harnoncourt; ne Requiem-in e Berlioz, ne sallen e madhe te koncerteve Musikverein ne Viene me Philippe Jordan; ne Petite messe solennelle te Rossini-t ne sallen e madhe te koncerteve Musikverein ne Viene dhe ne Teatrin e Champs-Elysées me Daniele Gatti; ne Meshen solennelle te Berlioz ne sallen e madhe te koncerteve Musikverein ne Viene dhe ne Festivalin e Salzburg-ut me Riccardo Muti dhe Filamornine e Vjenes; ne Requiem-in e Mozart-it ne Auditoriumin Lingotto ne Turin me Claudio Abbado dhe Chicago me Riccardo Muti-n.
Gjate karrieres se tij ai eshte nderuar me shume cmime, perfshire cmimin prestigjioz “Pavarotti d’Oro” ne (2013), cmimin Franco Corelli (2009), cmimin “Eberhard Wächter Gesangsmedaille” ne (2004), cmimin e pare ne te dyja konkurset nderkombetare per zerin, Caruso and Tito Schipa (2002). Ishte Claudio Abbado qe zbuloi talentin e Saimir Pirgut ne 2002, dhe ne 2004 Saimir Pirgu ishte kengetari me i ri ne moshe, qe kishte debutuar ndonjehere ne nje rol kryesor ne Festivalin e Salzburg-ut.
Lindur ne Elbasan, ne Shqiperi, ne vitin 1981, Saimir Pirgu nisi shume heret studimet e tij per muzike. Ne moshen gjashtembedhjete vjecare, ai perfundoi studimet per violine ne qytetin e tij te lindjes. Ne moshen 21 vjecare ai perfundoi studimet ne Konservatorin Claudio Monteverdi ne Bolzano te Italise, ku studioi kanto me Vito Maria Brunetti, i cili eshte ende edhe sot nje keshilltar i rendesishem per tenorin.
Ne 2008 Saimir Pirgu u zgjodh nga Woody Allen per te luajtur ne rolin e tij te pare ne Opera, (Gianni Schicchi) ne Operan e Los Angelos.
Kur u kthye ne Operan Metropolitan ne 2013, me rolin e Alfredos ne “La Traviata”, gazeta “the New York Times” i dedikoi Saimir Pirgut nje artikull me dy faqe, te titulluar: “Tenori nga ana e erret e henes” ne te cilin permendeshin arritjet e karrieres se tij.
Ne 2016, albumi i tij solo “ Il Mio Canto” u botua nga Kompania e rregjistrimit, Opus Arte. Ai e prezantoi diskun e tij ne nje turne boteror perfshire Parisin, Vienen, Berlinin, Tokion, New York-un, Firencen dhe Tiranen. Pirgu e rregjistroi albumin e tij te pare me arie, te titulluar “Angelo casto e bel” ne 2004, me Universal Music.
Rregjistrimi ne DVD/Blu-Ray i operas Król Roger ne Operan Mbreterore te Londres, ne Covent Garden, me Saimir Pirgu-n ne rolin e bariut, u nominua ne kategorine si rregjistrimi me i mire ne Opera, ne ceremonine e 59te, Grammy Awards, ne vitin 2017.
Pirgu eshte i pari kengetar shqiptar qe eshte nominuar ndonjehere per Grammy Awards.
Qe nga viti 2013 Saimir Pirgu eshte ambasador i fondacionit “Down Syndrome Albania”, fondacion qe ndihmon femijet me Sindromen down.